Analisti boshnjak: Vuçiq sikurse në vitet 90-ta, vazhdon të rritet ‘dashuria’ ndërmjet tij dhe Dodikut
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 05 August 2023
Retorika e Aleksandar Vuçiqit ndonjëherë është sikurse moti. Për dy ditë, ai është paqebërësi më i madh i Ballkanit Perëndimor dhe dy ditët e ardhshme lëshon “shi” të fyerjeve.
Presidenti serb kishte avokuar në dobi të shtetit boshnjak, mirëpo sot ai ka thënë se dënon ata që sanksionojnë serbët në territorin e Bosnjës e Hercegovinës, duke thënë se po sulmojnë një komb, të cilin e ndan lumi Drina.
Ajo që dihet është se dashuria mes Vuçiqit dhe liderit serb të BeH, Milorad Dodik po lulëzon prej vitesh. Gjerësisht dihet se e tillë ishte mbështetja e dikurshme e Vuçiqit për një Bosnjë e Hercegovinë të pandarë, shkruan Oslobodjenje.ba
Mirëpo, në valën e sanksioneve të shkaktuara nga lëvizjet katastrofike të liderit të RS-së, tani edhe Vuçiq ka ndyshuar qëndrim, duke mbështetur hapur në atë se çfarë po bën Dodik.
Sipas profesorit boshnjak Adnan Huskiq, presidenti serb është i njëjti sikurse në vitet 1990.
“Në të njëjtin moment ose pranë tij apo edhe në deklaratat e tij, njerëzit rreth tij, shpesh nga goja e rrethit të tij më të ngushtë të bashkëpunëtorëve, dëgjon deklarata diametralisht të kundërta që janë në përputhje me një politikë, e cila i përket fillimit të viteve 90-ta”, thekson Huskiq.
“Thjesht është një vazhdimësi në kuptimin e veprimeve të Vuçiqit, diçka që nuk ka ndryshuar. Kështu që unë nuk i shoh këto deklarata si diçka shumë të ndryshme”, shton ai.
Huskiq beson se do të pasojë një “luftë” në hapësirën e deklaratave publike, pa mundësinë e përgjigjes adekuate të Vuçiqit.
“Ky mekanizëm përdoret në diplomaci për diplomatët e shteteve të huaja, që janë në territorin e atij vendi, kur ata diplomatë duan të largohen për çfarë arsyesh, prandaj nuk është një mekanizëm që përdoret kundër krerëve të shtetit, sikurse është ky rast”, beson Huskiq.
Ai shton se është shumë e vështirë të vlerësohet opinioni real i Vuçiqit.
Ndërsa, për analistin politik për çështjet e Bashkimit Evropian, Adi Çerimagiq këto mesazhe janë të një politikani që mendon se po flet nga pozita e pushtetit
“Këto janë mesazhet e një politikani që mendon se po flet nga pozita e pushtetit. Në kuptimin që politika e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, por edhe politika e BE-së në raport me situatën në RS dhe BeH kalon përmes sanksioneve dhe izolimit të pothuajse të gjithë udhëheqjes së entitetit, si e vetmja gjë e rëndësishme. Mënyra me të cilën Perëndimi mund të flasë me Banja Llukën dhe për të rruga kalon përmes Beogradit”, beson Çerimagiq.
Pas mbledhjes së qeverive, Vuçiq tha se nuk ka sanksione amerikane për Serbinë dhe se ky vend “nuk do t’i zbatojë ato, sepse politika e sanksioneve gjithmonë prodhon efekte të gabuara”.
Derisa Dodik ishte shumë më i ashpër, duke deklaruar se SHBA-ja “vazhdimisht e trajton negativisht faktorin serb”.
Pas një vizite dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, fakt është se Vuçiq po kthehet në Serbi me probleme më të mëdha, për të cilat ditët e fundit ka biseduar me dyer të mbyllura me Dodikun dhe patriarkun Porfirije dhe e gjitha kjo ka të bëjë me Kosovën.
Siç duket, nuk është e lehtë as për nikoqirin e saj, sepse borxhi i subjektit që drejton po rritet dita-ditës.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...