Lajme

Rozeta Hajdari në panik, del edhe me një njoftim për Klan Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 31 July 2023

Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë në krye me Rozeta Hajdarin sot ka dalur me një sqarim lidhur me refuzimin e ankesës për pezullimin e certifikatës për Klan Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë sqarim, nga kjo ministri thuhet se pas verifikimit të të gjitha dokumentacioneve ka konstatuar se vendimi i tyre në lidhje me Klan Kosovën ka qernë i drejtë duke u thirrur në faktin se “Kjo, pasi që Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë”.

“Për hir të sqarimit të opinionit publik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se: Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit në dispozicion për Klan Kosovën Sh.P.K., ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. Kjo, pasi që Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë. Në bazë të këtij dokumentacioni, i cili gjendet më poshtë (shih f. 1 dhe 3), Komisioni ka refuzuar ankesën e parashtruar nga pala në procedurë, duke konfirmuar të njëjtën shkelje të Kushtetutës që e ka konstatuar ARBK në shkallën e parë. Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

-Advertisement-

Ndryshe ky reagim i ministrisë në krye me Rozeta Hajdarin vie pak para protestës së organizuar nga Asociacioi i Gazetarëve të Kosovës në lidhje me këtë vendim për Klan Kosovës.

Ndërkaq, protesta e organizuar me moton, “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00 tek sheshi “Zahir Pajaziti”,./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera