Mimoza Kusari-Lila thotë se LVV e mbështetë: S’kanë arritur të na përçajnë
Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 29 July 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është e kënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës në sesionin pranveror. Pasi deputetët shkuan në pushime verore, Kusari-Lila thotë se në këtë sesion kanë miratuar projektligjet që kanë qenë bosht i programit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, ajo e pranon se legjislativi s’ka pasur konsistencë në punën e vet, derisa e kritikon opozitën, veçmas PDK-në për përdorimin e dhunës në Kuvend.
Kusari-Lila thotë se Kuvendi ka miratuar rreth 44 projektligje, ndërsa rreth 50 sosh janë në procedurë të rregullt.
Shefja e deputetëve të LVV-së në një intervistë për KosovaPress flet edhe për audio-incizimet, ku dëgjohet ajo duke folur me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, kontestimin në Gjykatën Kushtetuese të seancës së “dajakut” më 13 korrik dhe kërcënimet e veteranëve se nuk do t’i lejojnë të hyjnë në Kuvend në shtator, pas përjashtimit të tyre nga paga minimale.
“Këtë sesion, sikur sesionet paraprake e ka karakterizuar dinamika, e cila nuk ka pasur konsistencë. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e shumë faktorëve, njëri prej tyre ka qenë edhe kërkimi i vazhdueshëm i opozitës për një kauzë, për të cilën mundet të targetohet pozita dhe qeveria. Por, unë prapë mund të them se në aspektin e performancës kemi hyrë në një periudhë ku po miratohen projektligje të rëndësishme që do të kenë efekt shumë më të gjatë sesa edhe vet mandati i kësaj legjislature… Në përmbajtje, ky sesion ka pasur projektligjet kryesore, të cilat kanë qenë bosht i programit me të cilat kemi garuar dhe fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Gjatë këtij sesioni janë trajtuar projektligjet, sikur Fondi Sovran, Projektligji për investimet e qëndrueshme… Në anën negative mund të përmend seancat, të cilat janë mbyllur në mungesë të kuorumit. Atë e kemi marrë në vazhdimësi si kritik ndaj deputetëve të pozitës, por gjithashtu edhe faktin se përkundër që ka pas numër të deputetëve në sallë për të votuar, opozita ka refuzuar të marrë pjesë. Nuk ka pasur konsistencë në qëndrimet e tyre në raport me mosvotimet, po ashtu kemi pas vonesa edhe në raport votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë Kusari-Lila.
Krahas kësaj, Kusari-Lila është e bindur se s’ka asnjë bazë për kthimin në pikën zero të seancës së 13 korrikut, ku u miratua edhe rritja e pagës minimale.
“PDK-ja është jo konsistente në qëndrimin e saj, pasi në seancën e 13 korrikut ata kanë qenë prej fillimit të seancës, kanë qëndruar dhe kanë respektuar rendin e ditës të seancës. Po ashtu, kanë marrë pjesë në deklarimin jashtë rendit të ditës dhe kanë kryer procesin. Dy pikat që ata pretendojnë se nuk janë në përputhje me Kushtetutën, miratimi i procesverbalit apo miratimi i rendit të ditës janë pika që vijnë para deklarimeve të rendit të ditës. Rendi i ditës përcaktohet para se të hyjmë në përbërje të seancës. Ata kanë marrë pjesë dhe nuk e kanë kontestuar gjatë seancës, në veçanti edhe pas gjithë asaj tollovie që është shkaktuar nga ana e tyre, ata janë larguar me dijeni e plotë se seanca vazhdon. E keni deklarimin edhe të deputetes Eliza Hoxha, e cila përmend arsyet e largimit… Në aspektin ligjor dhe kushtetues nëse dëshiron të rrëzohet rendi kushtetues në Kosovë rrëzohet ajo seancë. Pasi nuk mund të rrëzohet ose të konsiderohet e jashtëligjshme një seancë, e cila ka 61 deputetë gjatë gjithë kohës, është transmetuar publikisht dhe ka qenë në përputhje me të gjitha normat dhe rregulloren e Kuvendit”, shton ajo.
Duke folur për audio-incizimet, Kusari-Lila paralajmëron kallëzim penal ndaj ish-deputetit Simiq.
Ajo thotë se qëllimi ka për të shkaktuar përçarje brenda koalicionit qeverisës, por thekson se ka marrë mbështetje të plotë nga kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e LVV-së.
“Efekti që është bërë është më shumë linçues dhe denigrues ndaj personalitetit tim. Përmes të cilit mundohet të dëmtohet qeveria dhe pozita, të shkaktohen qarje dhe të arrihet tek një rezultat që ata assesi nuk po munden me arrit me numra në Kuvend. Ndërsa kanë arritur efektin e kundërt, siç e keni parë pas ngjarjeve dhe eskalimit në Kuvendin e Kosovës dy javë më parë, opozita ka qenë me një sjellje e cila tentoi të ndalëpunën normale të Kuvendit… Për mua ka qenë një mbështetje jo vetëm morale dhe politike nga grupi parlamentar që e vlerësoj pafundësisht. Kanë qenë aq mbështetës dhe aq përkrahës në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme. Në këtë rast edhe komplet subjekti Lëvizja Vetëvendosje saqë me të vërtet dua të them se aty e kam pa edhe motivin dhe bashkëpunimin e tyre në gjithë këto vite, në përplasjet e shumta që kanë ekzistuar politikisht, ndërmjet po të njëjtave forcave politike. Kam bindjen se ajo çka është synuar të bëhet në logjikën se zinxhiri është i fortë sa është hallka më e dobët e tij, të sulmojnë udhëheqësen e grupit parlamentar në pamundësi me arrit çfarëdo rezultati tjetër në Kuvend apo manovrimi tjetër që ata mund të bënin ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurtit”, thotë Kusari-Lila.
Megjithëse, Kuvendi ka shkuar në pushim deri në javën e dytë të muajit shtator, Kusari-Lila paralajmëron veteranët e UÇK-së se nuk mund t’i ndalojnë deputetët të hyjnë në Kuvend, pavarësisht arsyeve që mund t’i kenë.
Sipas saj, po punojnë që deri kur fillon sesioni vjeshtor i Kuvendit të gjejnë një zgjidhje me veteranët, pas kundërshtimeve të tyre për anashkalim nga rritja e pagës minimale.
“Ky Kuvend përfaqëson vullnetin e popullit, përfaqësuesit e saj janë brenda. Prandaj, natyrisht nuk mund të ndalohet ushtrimi i detyrës së funksionet të përfaqësuesve të popullit, të cilët janë skajshmërish të interesuar që të bëhet një zgjidhje. Është një situatë komplekse në raport me procesin e identifikimit të atyre që janë paraqitur dhe janë të paraqitur në lista. Për këtë proces e kemi edhe ndërhyrjen e drejtësisë që ka ndodhur prej kohës së ish-Qeverisë Haradinaj. Andaj, ky është një proces që duhet të ketë një zgjidhje të ndërmjetme deri në situatën kur të ketë një verdikt final nga organet e drejtësisë”, përfundon Kusari-Lila.
Të tjera
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...