Zëdhënësi i AUV-it: Murtaja afrikane e derrit nuk bartet te njeriu
Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 27 July 2023
Një sëmundje e re ka prekur vendin për herë të parë, bëhet fjalë për murtajën afrikane të derrit. Por zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lumir Thaçi, ka bërë të ditur se kjo sëmundje nënkupton që preken vetëm derrat e egër dhe derrat e butë
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lumir Thaçi, gjersa ka folur për zbulimin e murtajës afrikane të derrit në disa zona të vendit, ka thënë se edhe pse kjo sëmundje ka shkaktuar një situatë të vështirë në sektorin e bujqësisë dhe fermave, nuk ka asnjë dyshim që mund të bartet te njerëzit, duke qenë e rrezikshme vetëm për derrat e egër dhe derrat e butë.
“Është një sëmundje e re që e ka prekur vendin tonë për herë të parë, bëhet fjalë për murtajën afrikane të derrit, dhe për nga origjina e ka marrë edhe emrin. Por këtu nënkupton që preken vetëm derrat e egër dhe derrat e butë”, ka thënë Thaçi në RTV Dukagjini.
“Nga të gjitha hulumtimet shkencore që ekzistojnë deri më tani nuk është gjetur asnjë dyshim që kjo sëmundje mund të bartet tek njeriu, por nuk është gjetur as edhe ndonjë dyshim që kjo sëmundje mund të barte te ndonjë lloj tjetër i kafshëve”, ka thënë tutje ai.
Ndërkohë që murtaja afrikane e derrit nuk paraqet rrezik për konsumatorët e mishit, shqetësimi kryesor sipas tij, fokusohet te ekonomia vendore dhe fermat e prekura.
Thaçi ka thënë se kjo sëmundje ka ndikim serioz në fermat ku është zbuluar, pasi ka potencial për të shkaktuar humbje të mëdha në prodhimin e derrave.
“Kjo sëmundje natalitetin e ka deri në 100 për qind, do të thotë që secila fermë që mund të preket në një afat shumë të shkurtër kohore fillojnë ngordhjet dhe pastaj ne jemi të detyruar të bëjmë asgjësimet shpejt që të parandalohet, sepse bartja e sëmundjes bëhet me çfarëdo kontakti që del nga ferma e prekur në fermat tjera”, ka deklaruar ai.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, siç ka thënë ai ka marrë masa të menjëhershme për të ndaluar përhapjen e murtajës afrikane të derrit.
Procedurat e testimeve dhe diagnostifikimit janë intensifikuar, dhe siç ka bërë të ditur Thaçi çdo fermë e prekur është vendosur në karantinë për të izoluar sëmundjen.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me veterinerët e terrenit dhe me fermerët, janë diku rreth 5 mijë fermerë që merren me mbarështimin e derrave dhe me të gjitha jemi mobilizuar”, ka thënë Thaçi.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka theksuar se hulumtimet, testimet dhe asgjësimet e fermave prekëse kërkojnë shpenzime të konsiderueshme, që mund të shkaktojnë probleme në ekonominë familjare të fermerëve dhe shtetërore.
Të tjera
-
Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ë...
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...