Lajme

Vdekja e Haqif Mulliqit/ Kurti ngushëllon familjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 27 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot telegram ngushëllimi familjes Mulliqi, me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, Prof. Dr. Haqif Mulliqi.

Mulliqi ka vdekur në moshën 63-vjeçare. Ai ka qenë gazetar, shkrimtar e dramaturg.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

-Advertisement-

E nderuara familje Mulliqi,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof. Dr. Haqif Mulliqi.

Ai shkroi shumë drama e tekste tjera artistike, kritika për teatrin, dramën e filmin, të gjitha kontribute të tij me numra të lartë sepse angazhimi i ishte i pandalshëm. Ai e ndërtoi veten vazhdimisht duke ndërtuar dhe mirëmbajtur rubrika të reja në gazetari. Ai i studioi klasikët, e njohu mirë karakterin e tyre e krahas kësaj edhe qytetarët të cilët i takoi nëpër skenat e shumta të gati çdo qyteti shqiptar. E deshi lirinë, dijen dhe artin. Këto dashuri e ngrenë lartë si qenie të angazhuar, për të cilat sot e nderojmë dhe kujdesemi që të kujtohet. Megjithëse u nda herët nga të dashurit dhe lexuesit e tij, jeta e tij artistike ishte e gjatë prandaj do ta lexojmë e kujtojmë gjatë.

Prof. Dr. Mulliqi përveç kontributit në fushën e kulturës, u bë i njohur edhe si reporter i luftës, ku dha një kontribut të çmuar në prezantimin dhe mbulimin e ngjarjeve gjatë periudhës së luftës. Për këtë, ai do të mbahet mend si një njeri që përveç si profesor, dëshmoi atdhedashurinë në të gjitha format e saj.

Trashëgimia në art, gazetari dhe universitet që Prof. Dr. Mulliqi la pas vetes do të jetë një shembull i mirë për gjeneratat e reja.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, komunitetin artistik dhe atë të gazetarëve.

I përhershëm qoftë kujtimi për të!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera