Lajme

Pesë të arrestuar në Tiranë, po vozitnin automjetet në gjendje të dehur

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 27 July 2023

Pesë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Sipas Lapsi.al, në pranga kanë rënë A. D., 27 vjeç, Sh. Ç., 47 vjeç dhe M. M., 55 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Tutje Policia e Shqipërisë thotë se edhe një shofer 55-vjeçar, teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur, është përplasur me një motor me drejtues 28-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Vozitësi i motorit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Për veprime të mëtejshme procedurale rasti ka shkuar në Prokurorinë në Tiranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera