Lajme

U kufizua hapësira e medieve në Kuvend, reagon AGK-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 27 July 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kufizimit të hapësirës së mediave në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë reagim, AGK thotë se ky vendim ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi.

“Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit. AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut. Si pasojë e këtij vendimi, gazetarët në fund të seancës së sotme janë larguar nga punimet e Kuvendit”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera