SHBA, gati masat e reja për të ndihmuar luftën kundër motit ekstrem
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 27 July 2023
Teksa miliona amerikanë po përballen me nxehtësi të madhe në të gjithë pjesën jugperëndimore të SHBA-së, presidenti Joe Biden planifikon të shpallë hapa të rinj për t’i mbrojtur punëtorët, për t’i përmirësuar shërbimet e parashikimit të motit dhe përmirësimin në ujin e pijshëm, tha sot Shtëpia e Bardhë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre e përshkroi valën e të nxehtit si “një kohë të vështirë” dhe tha se Biden po e trajtonte ndryshimin e klimës me “urgjencën e nevojshme”.
Presidenti demokrat ka nxitur Departamentin amerikan të Punës t’i shtojë inspektimet e vendeve të punës potencialisht të rrezikshme, si fermat dhe kantieret e ndërtimit. Ai gjithashtu kërkoi inspektime më të shpeshta në vendet e puës për të verifikuar nëse po respektoheshin masat e sigurisë së nxehtësisë.
Si pjesë e nismës, departamenti amerikan do t’i njoftojë punëdhënësit dhe punonjësit për mënyrat se si të qëndrojnë të mbrojtur nga nxehtësia ekstreme, që ka vrarë 436 punëtorë që nga viti 2011, sipas statistikave federale.
Administrata e Bidenit planifikon të shpenzojë shtatë milionë dollarë për të zhvilluar parashikime më të detajuara të motit në mënyrë që të parashikohet moti ektrem, si dhe 152 milionë dollarë për ta përmirësuar infrastrukturën e ujit të pijshëm në Kaliforni, Kolorado dhe Uashington.
Udhëheqësit e Feniksit dhe San Antonios, dy qytete që kanë vuajtur nga valët e të nxehtit, pritet të marrin pjesë virtualisht në eventin e Shtëpisë së Bardhë.
Në Feniks, që 27 ditë rresht janë tejkaluar temperaturat prej 43 gradë Celsius. Në zonën Maricopa, ku ndodhet qyteti, raportoi së fundmi se ishin regjistruar 18 vdekje të lidhura me nxehtësinë midis 11 prillit dhe 15 korrikut. 69 vdekje të tjera janë ende duke u hetuar. Në këtë zonë ishin raportuar 425 vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë vitit të kaluar.
Ndërkohë, në San Antonio pati të paktën 15 ditë rresht me temperatura mbi 38 gradë Celsius. Të paktën 13 vdekje në Teksas janë fajësuar për të nxehtin ekstrem./Rel
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...