Lajme

​Për dy ditë rreth 450 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 25 July 2023

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë të shohin nga afër objektin e legjislativit si dhe të bisedojnë me deputetët.

Për dy ditë këtë institucion e kanë vizatuar rreth 450 bashkatdhetarë, ka njoftuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun.

“Ka vazhduar edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me një rritje të interesimit të bashkatdhetarëve për të vizituar dhe njohur institucionin më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës. Kështu, në ditën e dytë të dyerve të hapura, rreth 280 bashkatdhetarë qëndruan për vizitë në Kuvend, duke takuar dhe bashkëbiseduar me deputetë, si dhe duke u njohur nga afër më punën dhe veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjithsej në dy ditët e aktivitetit Kuvendi u vizitua nga mbi 450 bashkatdhetarë, me banim në shtete të ndryshme të botës”, është theksuar në komunikatën e Kuvendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera