Ramush Haradinaj: Këta janë idiotë që flasin për fryrje të listave të veteranëve
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 24 July 2023
Haradinaj ka pyetur se çka ka bërë Qeveria që t’i pastrojë listat e veteranëve që 2 vjet, përderisa ka shtuar Qeveria po i dënon veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave.
“Kjo që bani zonja Kusari ishte e ulët, ishte mjaft e ulët. Tani, të flasësh për listat e fryera, çka ka ba Qeveria që me i pastru listat që është që 2 vjet? Këta po e përdorin çështjen e fyerjes së listës, vetëm si arsye që mos me i përfshi veteranët. Nëse është halli te lista, urdhëro, përfshiji në pagë, s’po të ndalim, pastroji ti listat, por pse po i vonon të vërtetët, pse po i dënon të vërtetët? Se ata thojnë që veteranët e vërtetë meritojnë më shumë, por duhet pastru listat. Po ti i mbyte veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave. Kurrë s’po e bën pastrimin dhe kurrë s’po i nderon veteranët e vërtetë. Nëse vërtetë ke respekt për veteranë, ja p.sh unë jam një veteran i vërtetë. Kush është Albin Kurti ose Mimoza Kusari me më tregu mua kush është veteran”, ka thënë Haradinaj në Respublika në Tëvë 1.
Haradinaj i ka quajtur idiotë ata që flasin për fryrje të listave të veteranëve.
Nuk ka fshat [të rajonit të Dukagjinit] që nuk është mobilizuar. I kanë thirrur kushërinjtë e vet prej Evrope, kanë ardhë në Tropojë e nëpër Shqipëri kanë ble armë njerëzit me pare të veta. Raushiqi, Isniqi, Juniku, krejt Dukagjini, kanë qenë dhjetëra mijëra njerëz. Kur ndodhin ofenzivat e përballjet e mëdha, ikin civilët, ikën popullata, çrregullohen njësitë, dëmtohen, vrahen e plagohen njerëz, por në momentin e parë i ke pasë plot njësi. Edhe çohen njerëz thonë pastrojini listat. Kush po flet kështu, më falni këta njerëz janë idiotë. Këta nuk kanë ndjenja, nuk kanë kurrgjë të njeriut. Nuk po të ndalë askush tërë jetën pastro lista, por nderoji njëherë këta që iu takon”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...