Gjermani, nuk ka strehim të mjatueshëm për refugjatët
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 24 July 2023
Problemi i strehimit të refugjatëve dhe azilkërkuesve në Gjermani nuk po zgjidhet.
Herë pas here, bashkitë që kanë pak ose aspak hapësirë për të akomoduar më shumë azilkërkues dhe refugjatë lufte nga Ukraina bëjnë thirrje për ndihmë. Shembulli më i fundit është distrikti i Fuldas në landin Hessen. Qytetet dhe komunat janë “në kufij të kapaciteteve” akomoduese, shkruante Këshilli bashkiak në mes të korrikut në një letër drejtuar qeverisë së landit dhe qeverisë federale në Berlin.
“Ne kemi nevojë për një kufizim të fluksit,” shkruante kryetari i parlamentit të qarkut Bernd Woide (CDU). “Nuk mungojnë vetëm strehimoret, por edhe kapacitetet e tjera, si kopshtet, shkollat, kujdesi mjekësor dhe shumë fusha të tjera, janë gjithashtu të kufizuara.”
300 mijë azilkërkues priten në vitin 2023
Ndërsa numri i ukrainasve që vijnë në Gjermani vjen duke rënë, numri i azilkërkuesve po rritet. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët numëroi më shumë se 162 000 kërkesa për azil nga janari deri në qershor 2023. Shumica e tyre vijnë nga Siria (rreth 44 000), pasuar nga Afganistani ( afro 28 000) dhe Turqia (rreth 19 000). Rreth 20 000 refugjatë të tjerë kanë ardhur nga vendet afrikane.
Për vitin 2023, Gjermania llogarit me rreth 300 000 azilkërkues, thotë Boris Kühn, ekspert migracioni në Universitetin e Hildesheimit. Ata shpërndahen në Gjermani sipas një çelësi të caktuar. Por shumica e strehimoreve janë të zëna dhe shpesh nuk ka vende të lira.
Refugjatë nga viti 2015 ende nëpër strehimore azilkërkuesish
Boris Kühn dhe kolegu i tij Julian Schlicht, koordinator i “Help for Refugees” në Tübingen, shpjegojnë arsyen në një studim mbi situatën e strehimit të refugjatëve: 25 për qind e refugjatëve të ardhur në vitet 2015/2016 jetojnë ende në strehimore refugjatësh. Sistemi i regjistrimit ecën shumë ngadalë. Veçanërisht në ato zona ku nuk ka shumë banesa në treg, është shumë e vështirë për refugjatët që të gjejnë një apartament.
Por ka edhe dallime rajonale. Kühn dhe Schlicht vërejnë se më të vështirë e kanë qytetet dhe komunat, në të cilat strukturat integruese janë zvogëluar pas fluksit të vitit 2015/16. Ato bashki që investuan më tej në trajtimin e refugjatëve, janë më të përgatitura për sfidën e re të vitit 2022.
Shumëçka varet edhe nga vullneti politik apo përparësitë e politikës. “Strehimi i refugjatëve është detyrë, por zbatimi i tij lë vend për manovrim brenda kuadrit të vetëqeverisjes lokale,” thuhet në studim.
Një nga qytetet ku situata është ndryshme është Düsseldorf. Në vitin 2022, 10 000 refugjatë ukrainas arritën në kryeqytetin e Renanisë Veriore – Vestfali (NRW) brenda një periudhe të shkurtër kohore. “Ishin po aq refugjatë sa në vitet 2015/2016 të marra së bashku”, thotë Miriam Koch, Këshilltare për Kulturë dhe Integrim. Strehimi i tyre ishte pak i vështirë, por jo e pamundur”.
Jo gjithçka shkoi siç duhet. “Por ne arritëm t’i riaktivizojmë strukturat e ngritura në vitin 2015.” Kjo përfshinte bashkëpunimin e agjencive të ndryshme “dhe përvojën se si qyteti mund të gjejë strehim”.
Më shumë fleksibilitet në strehim
Në Düsseldorf, bëhet menaxhimi i daljes nga strehimoret: që do të thotë se qyteti angazhohet në mënyrë proaktive që të gjejë apartamente me qira për refugjatët që kanë fituar status azilanti. Kjo përfshin edhe punën bindëse me qiradhënësit privatë për të pranuar një refugjat si qiramarrës. Kjo është shpesh e vështirë. Koch thotë se shumica pranojnë vetëm gra dhe fëmijë ukrainas. Në shumë raste, duhet bërë punë bindëse që “t’u hiqen frika dhe shqetësimet” dhe duhen ofruar mundësia e qirasë me provë.
Kështu për shembull, në Baden-Württemberg u bënë bashkë disa qytete për të gjetur banesa për refugjatët. Disa komuna madje paguajnë subvencione për rinovimin për t’i bërë të përdorshme banesat e lira, të tjera u ofrojnë pronarëve garanci për qiranë ose e përmbyllin kontratën e qirasë për disa vjet. Megjithatë, ka disa qytete, ku as menaxhimi i zhvendosjes nuk hyn në punë. Sepse ofertat e banesave janë shumë të pakta.
Çdo e dyta kërkesë për azil refuzohet
Gjithnjë e më shumë komuna po kërkojnë tani që t’u dërgohen vetëm refugjatët që kanë perspektivën për të qëndruar në Gjermani. Edhe qarku i Fuldas dëshiron ta arrijë këtë. Në rezolutën e miratuar nga këshilli i qarkut thuhet: “Azilkërkuesit dhe refugjatët e sapoardhur nga vendet e treta duhet në parim të qëndrojnë në qendrat qendrore të pritjes deri sa të përfundojnë ekzaminimet e para.” Administratori i distriktit Woide shton: “Përndryshe, përvoja ka treguar se zhvendosja nuk funksionon.”
Sipas statistikave të azilit të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatë, në gjysmën e parë të vitit janë trajtuar rreth 133 000 kërkesa për azil. 48 për qind e tyre janë refuzuar për arsye thelbësore ose formale. Vetëm një në dy aplikantë rezulton me perspektivë për të qëndruar në Gjermani. /DW
Të tjera
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...