KUJDES! Këto janë sëmundjet që përkeqësohen nga tempereraturat ekstreme
Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 21 July 2023
Nëse vuani nga këto sëmundje, vapa është veçanërisht e rrezikshme për ju. Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave janë veçanërisht të rrezikuar.
Kur dielli është i fortë, trupi përshtatet me ndryshimet. Zemra duhet të punojë më shumë, të pompojë gjak më shpejt për të mbajtur temperaturën optimale të trupit.
Megjithatë, nëse trupi nuk ftohet siç duhet, ekziston rreziku i goditjes nga nxehtësia. Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave janë veçanërisht të rrezikuar.
Prandaj këta pacientë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë verës. Kur temperatura e trupit është e ngjashme me atë të jashtme, trupi ftohet duke djersitur, por kjo mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, të shkaktojë dehidrim dhe ngërçe. Ndryshime ndodhin edhe në koagulimin e gjakut dhe dehidratimi i shpeshtë mund të çojë në trombozë lokale, ënjtje të këmbëve dhe mbajtje të lëngjeve në pjesën e poshtme të trupit.
Ndryshimet e papritura të temperaturës mund të çojnë në një atak në zemër, sepse enët e gjakut zgjerohen nga nxehtësia, gjë që ul presionin e gjakut dhe përshpejton zemrën. Ndryshimet në presion dhe pulsim mund të shkaktojnë dobësi dhe humbje të vetëdijes. Prandaj, për ata me sëmundje të zemrës rekomandohet që të dalin jashtë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës duhet të qëndrojnë në dhoma me kondicioner në temperatura ndërmjet 23 dhe 26 gradë Celsius. Diferenca e temperaturës midis brenda dhe jashtë nuk duhet të jetë më shumë se shtatë gradë.
Është gjithashtu e rëndësishme të pini mjaft lëngje, të hani me moderim dhe të rrisni marrjen e frutave dhe perimeve të stinës. Terapia duhet të merret rregullisht dhe për një rregullim të mundshëm të terapisë rekomandohet vizita te kardiologu gjatë verës. Njerëzit me presion të ulët të gjakut dhe hipertension duhet të matin më shpesh presionin e gjakut gjatë vapës. Nëse vlerat janë ulur (nën 100/60 mmHg), duhet të konsultoheni me një mjek. Është e rëndësishme të merren parasysh vlerat e presionit.
Personat me probleme me veshkat duhet të shmangin nxehtësinë sepse temperatura e lartë i ngarkon shumë veshkat.
Gjithashtu, personat që kanë infeksione akute ose kanë kapërcyer së fundmi një sëmundje apo operacion duhet të shmangin ekspozimin ndaj temperaturave të larta. Kujdes i veçantë kërkohet kur merrni diuretikë.
Këto barna, në kundërshtim me mendimin popullor, jo vetëm që nxjerrin ujin nga trupi, por edhe kripën (NaCl). Meqenëse nevoja për diuretikë zakonisht zvogëlohet në verë, rritja e nevojës për ta mund të tregojë përkeqësim të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të pini mjaft lëngje dhe të plotësoni elektrolitet, veçanërisht nëse djersitni shumë.
Të tjera
-
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënderojnë kryeministrin spanjoll për mbështetje
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacional...
-
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është...
-
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë
Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gj...
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...