Dështon mbledhja/ Bislimi s’shkon për të raportuar para deputetëve, në sallë i vendosen posterë duke gjuajtur me shishe Mërgim Lushtakun
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 21 Korrik 2023
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, e paraparë për në orën 09:00 për shkak se zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka shkuar për të raportuar para deputetëve.
Paraprakisht, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vendosur disa posterë në sallën ku do të mbahej mbledhja, e ku shihet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke e gjuajtur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

Foto: EO
Kujtojmë se zëvendëskryeministri Bislimi javën e kaluar u përfshi në një përleshje në Kuvend, ku ishin të përfshirë deputetë të PDK-së dhe ministra nga pushteti. Mes tyre edhe nga Kosova, nëntë persona helmohen nga një material kimik në një hotel në Shëngjin.Situata eskaloi kur Bislimi gjuajti me shishe të ujit në drejtim të deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili paraprakisht lagu me ujë kryeministrin Kurti, i cili në ato momente po mbante fjalim në foltore.
Situata në Kuvend nuk u qetësua derisa Bislimi e Ministri i Financave, Hekuran Murati lëshuan sallën.
PDK e ka fajësuar pushtetin, duke e cilësuar si skenar të saj dhunën në Kuvend, derisa në anën tjetër nga pozita kanë hedhur akuza në drejtim të Partisë Demokratike.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se kjo parti ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për caktimin e Seancës Plenare të javës së kaluar, pasi sipas tyre ishte caktuar dhe ftuar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Tahiri ka shkruar në Facebook, se si palë e autorizuar pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kemi parashtruar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për caktimin e Seancës Plenare të datës 13 korrik 2023 të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kërkesën që i njëjti në tërësi të anulohet.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































