Lajme

​“Mos manipulo”, ministrja Haxhiu dhe deputetja Deliu-Kodra përplasen në Komision

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 20 Korrik 2023

Në Komisionin për Legjislacion, janë përplasur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Kjo e fundit tha se shumica e ligjeve të pushtetit, janë refuzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Për këtë ka reaguar Haxhiu, e cila ka thënë “mos manipulo”.
Paraprakisht deputetja opozitare tha se Haxhiu po qaset në mënyrë të habitshme me opozitën.

-Advertisement-

“Është e habitshme se si i qaseni opozitës. Po flisni për një reformë të njëanshme. Sot po zbërthehet në një qasje të njëanshme. Është e papranueshme që t’i qaseni një anshëm Komisionit të Venecias”, tha ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy