Vazhdimi i paraburgimit për Nagip Krasniqin, Dakaj thotë se pushteti po tenton në forma të ndryshme ta lirojë atë
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 20 July 2023
Në ditën që i rrumbullakoi tre muaj paraburgim, Nagip Krasniqit iu shtuan edhe dy tjerë. Gjykata Themelore e Prishtinës ia pranoi të mërkurën kërkesën Prokurorisë Speciale për këtë masë ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit, për dy kontrata njëburimore në vlerë mbi 3.5 milionë euro.
Vendimin po e kundërshton mbrojtja e tij. Avokati Virtyt Ibrahimaga e cilëson këtë si rast të paprecedent, duke thënë se klienti i tij po mbahet në burg pasi prokuroria “s’po mund ta intervistojë një grusht dëshmitarësh”.
Prokuroria s’i ka treguar Klanit nëse është afër ngritjes së aktakuzës.
Por gazetari Shkelzen Dakaj vlerëson se është pushteti që po tenton në forma të ndryshme ta lirojë udhëheqësin e KEK-ut. Sipas tij, tregues për këtë janë mbështetja që i është dhënë Krasniqit nga fillimi i procesit, mosshkarkimi i tij nga pozita në krye të KEK-ut, por vetëm pezullimi, si dhe shkarkimi i udhëheqësit të task-forcës kundër korrupsionit.
Që nga arrestimi më 19 prill, Korporata nuk ka kryeshef me kompetenca të plota, pasi Krasniqit vetëm iu pezullua pozita. Në krye të detyrës, përkohësisht, është ushtruesi i detyrës së zëvendëskryeshefit, Përparim Kabashi.
Gazetari Dakaj vlerëson se mbajtja e ndërmarrjes në këtë gjendje shkon në dëm të saj, sepse nuk mund të përmbushen nevojat ditore që ka, në mungesë të hierarkisë.
Lidhur me menaxhimin në këto kushte, dhe nëse ka plane për emërim të ndonjë kryeshefi të ri, nuk kthyen përgjigje nga KEK-u e as nuk dha koment Ministria e Ekonomisë.
Të tjera
-
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshë...
-
Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca...
-
Deputetja Ganimete Musliu thërret konferencë për media
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se s...
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...