Lajme

“Pushteti ma rrethoi shtëpinë pas 24 orëve” / Besnik Berisha: Dhashë një lajm ekzkluziv në televizion, m’u hakmorën

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 19 July 2023

Besnik Berisha, ka treguar në Pressing të T7 për arrestimin e tij, e që më pas kërkesa e Prokurorisë për paraburgim u refuzua nga gjykata.

Pasi u lirua, Berisha lëshoi akuza në drejtim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe prokurorit Rasim Maloku.

Sipas tij, arrestimi i tij është bërë pasi e ka dhënë një dekalratë në media që ”Kosova është në rrezik të mos mundet të sigurojë armë për Policinë“, sipas tij kjo për shkak të ndëshkimeve ndaj Kosovës.

-Advertisement-

Pas kësaj, sipas tij shteti ia rrethoi shtëpinë, duke thënë se arrestimi i tij ka ndodhur në ora 06:30 të mëngjesit.

”Me shkaka e thash apo e don një eksluzive. Thash jemi në një fazë për rrezikimin e sigurimit e armëve të Policisë. Ky ishte ajo fishekzjarrja e fundit që e ndezi pushtetin dhe ma rrethoi shtëpinë 24 orë pas atij emisioni”, tha Berisha

”Të nesmen ky prokuror i shtetit që ia kam dhënë një mal  epitetesh që sot s’po ia jap, ato vazhdojnë nuk i kam tërheqë. Ky prokuror i shtetit parashtron kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake”, vazhdoi ai.

Berisha tregoi se për çfarë vepra është akuzuar.

”Ai më ka pandehur mua që kam konsumtuar tri vepra penale, Pengimin e të provuarit, ndihmë kryesit sipas veprës finale dhe më skandalozja veprën penale të ushtrimit të ndikimit ndaj vendimarrjaes së personave zyrtarë” ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera