Berisha tha se u arrestua për shkak të kritikave ndaj Haxhiut, reagojnë nga MD: Për shpifjet dhe akuzat e rënda do të ketë një proces tjetër gjyqësor
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 19 July 2023
Avokati Besnik Berisha është deklaruar të mërkurën lidhur me arrestimin e tij që u bë ditë më parë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
Në konferencën për media, Berisha ka thënë se arrestimi i tij ishte skandaloz dhe arbitrar dhe sipas tij, është bërë për inate personale dhe për shkak të kritikave që i ka bërë publikisht ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
E pas këtyre deklaratave kanë reaguar nga Ministria e Drejtësisë. Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se dy ditët e fundit ka të pavërteta dhe akuza të rënda ndaj MD-së dhe ministres Haxhiu.
Ai tha se edhe më keq, kur kjo bëhet nga të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale.
“Kur shpifjet dhe akuzat mbesin argument kryesor. Dhe ende më keq, kur kjo bëhet nga të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale.
Dy ditët e fundit, jemi dëshmitarë të shumë të pavërtetave dhe akuzave të rënda në drejtim të Ministrisë dhe Ministres Haxhiu. Kjo bëhet në studio televizive dhe hapësirë publike, duke mos kursyer fjalët më shpifëse dhe ofenduese, e të cilat bien në kundërshtim edhe me etiken dhe sjelljen profesionale të cilën do të duhej ta kishte një avokat. Për çdo keqardhje niveli dhe gjuha e tillë.
Madje shqetësuese ishin edhe deklarimet të cilat shkonin deri në nivel kërcënimi për zyrtarë shtetëror”, shkruan Nimoni.
Ai tutje thotë se edhe pse po tentohet t’i jepet konotacion politik, rasti nuk është i tillë – politik, ndonëse personi në fjalë ka pasur angazhim e të kaluar politike dhe mbase avokon për subjekt të caktuar politik.
“Ministria e Drejtësisë qëndron larg dhe e papërlyer në këtë rast që do të duhej zhvilluar normalisht dhe profesionalisht në Gjykatë.
Nuk është aspak në rregull që veprimet dyshuese inkriminuese, të cilat duhet zbardhur në një proces fer dhe të drejt gjykimi, të arsyetohen me gjuhen dhe konotacionin politik, supozues dhe ofendues.
Beteja është ligjore me organet e drejtësisë, jo politike me Ministren për raste të tilla”, shkruan shefi i kabinetit të ministres.
Nimoni thekson se as që bëhet fjalë se liria e shprehjes, për këdo, është e garantuar, për çka, fort është punuar.
“…Mirëpo kur kjo kalon në nivel ofendimi e shpifje, e besa edhe kërcënimi ndaj zyrtarëve shtetëror, atëherë kjo mbetet punë për organet përgjegjëse, njëjtë siç do të duhej të ishte zbardhja e dyshimeve të përmendura për këtë rast.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në mandatin e saj, pa u përfshirë në procese të tilla të cilat i takojnë organeve të tjera. Ndërsa për shpifjet dhe akuzat e rënda, do të ketë një proces tjetër gjyqësor”, shkruan ai.
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...