Lajme

U alivanos në rrugë, vdes më pas në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 16 July 2023

Një person nga Suhareka ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ishte alivanosur derisa kishte qenë duke ecur në këmbë, dhe se disa kalimtarë e kishin dërguar fillimisht në QKMF-në e Malishevës.

Pastaj me ndihmë të shpejtë i ndjeri u dërgua në QKUK, i cili më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

-Advertisement-

Njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera