Besnik Berisha ndodhet në QKUK, avokati i tij thotë se seanca e Gjykatës pritet të mbahet aty
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 14 July 2023
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur të mbahet seanca dëgjimore ndaj gjashtë të arrestuarve në aksionin e djeshëm, ndërsa po mungon i arrestuari i shtatë, avokati Besnik Berisha.
Ky i fundit është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes shëndetësore.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin avokati i Berishës, Naim Rudari, i cili ka thënë se seanca ndaj klientit të tij pritet të mbahet në QKUK.
“Po, klienti im është në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore dhe seanca ndaj tij pritet të mbahet aty pas pak minutave. Nuk kemi marrë njoftim zyrtar nga gjykata në lidhje me këtë, por po presim”, ka thënë Rudari, duke mos pranuar të japë më shumë detaje për gjendjen e Berishës.
E Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi gjatë dirës se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Berisha dhe gjashtë të tjerëve me inicialet N.Xh., I.S., R.C., F.Z., J.V., dhe A.S., të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin N.Xh., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare.
Për të pandehurin Besnik Berisha ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave‘ dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
Ndërsa, për të pandehurin I.S., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
Për të pandehurin J.V., ekziston dyshimi i bazuar se ka veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.
Kurse, ndaj të pandehurit me inicialet F.Z., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, ndaj të pandehurit me inicialet R.C., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe ndaj A.S., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.
Të tjera
-
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshë...
-
Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca...
-
Deputetja Ganimete Musliu thërret konferencë për media
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se s...
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...