Lajme

Çitaku për çështjen e Klan Kosovës: Një medium i pavarur po rrezikon të mbyllet

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 11 July 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për rastin e Klan Kosovës, duke thënë se një medium i pavarur në vend po rrezikon të mbyllet.

Çitaku tha se “kanë mbetur edhe 3 ditë kohë për trajtimin e lëndës së Klan Kosovës”.

“E qartë, me këtë klasë qeverisëse, skandali po e zë skandalin. Por, mos të harrojmë, një medium i pavarur në Kosovë po rrezikon të mbyllet. Kanë mbetur edhe 3 ditë kohë për trajtimin e lëndës së Klan Kosovës. S’ka nënshtrim”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Kujtojmë se MINT-i ende nuk e ka shqyrtuar ankesën e televizionit Klan Kosova në lidhje me pezullimin e licencës së biznesit, ndërsa afati për ta bërë këtë përfundon pas tri ditësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera