Lajme

Deputetja Bajrami: Ministri Murati po më ofendon duke më thënë se “po rren”

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 10 July 2023

Deputetja e Lidhjes së Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami është përplasur verbalisht me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Bajrami gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës që po flitet për Tatimin në Pronë, ka thënë se Murati e ka ofenduar duke i thënë se po gënjen.

“Mos me flit mbrapa, se mund ta keni fjalën. Kryetar, ministri Murati posa e përmendi fjalën mos rrej. Unë nuk jam duke gënjyer, sepse janë videot”, tha Bajrami.

-Advertisement-

“E keni shtyrë kuvendin Komunal të Gjilanit për t’i falur 100 eurot, mandej ekspertët financiar të kanë treguar se nuk mund të bëhet. Unë nuk po rrej, nëse dikush po e bën këtë, atëherë jeni ju”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera