Lajme

“Ia hoqa merakun”, Rama ironizon me Kurtin para ardhjes në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 06 July 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën kur ka paralajmëruar se do të vijë në Kosovë, ka përdorur ironinë në raport me kryeministrin e Kosovës.

Rama, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka shpërndarë agjendën e tij me orët e caktuara për takimet që do t’i mbajë me zyrtarët shtetërore. Tek pjesa e takimit të Kurtit, shënohet “në pritje të konfirmimit”.

Ai ka thënë në mëngjes i janë dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive, teksa ka ironizuar me një deklaratë të Kurtit për to.

-Advertisement-

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka thënë Rama në ‘Twitter’.

Rama ka refuzuar ta mbajë mbledhjen e të dy Qeverive tri javë më parë, nën pretekstin se kryeministri Kurti ia ka refuzuar takimin që të diskutohet për krizën në veri.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme”, deklaroi Rama tri javë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera