Gjykata e Berlinit hedh poshtë padinë e pasardhësit të Xhafer Devës kundër ambasadorit gjerman
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 05 July 2023
Gjykata në Berlin ka hedhur poshtë si të papranueshme padinë për shpifje kundër ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, sipas Valdet Devës, i cili paraqitet si pasardhër i Xhafer Devës, politikanit shqiptar të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, të cilin diplomati gjerman e cilësoi “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.
Valdet Deva, i cili para gjashtë muajsh dorëzoi padinë kundër ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, shkroi sot në Facebook se Gjykata e hodhi poshtë padinë “ne bazë të asaj se pala paditëse nuk ka përmbushur kushtin për tentim pajtimi/marrëveshjeje midis palëve”.
“Une me rastin e paraqitjes se deshmive pranë kesaj Gjykate, kam parashtruar deshmitë me shkrim, nder te tjera te gjitha letrat e derguara ne adresen e ambasadorit Rohde, ku i kerkoj takim dhe i jap mundesine per paraqitjen e provave ose kerkimfalje per deklaraten e tij. Duket se kjo nuk paska mjjaftuar per Gjykaten e Berlinit”, shkroi Valdet Deva.
“Ne anen tjeter, mbas paraqitjes se provave ne lidhje me kete padi prane Gjykates, asnjehere nuk mu prezentua pergjegja nga pala tjeter, gje qe eshte e doeosdoshme dhe normale ne proceduren ligjore ne rast padije private. Siq thote fjala e populit ” I forti ban gjithqka”!”, shtoi ai.
Valdet Deva thotë se nuk e ndjen veten të mundur në këtë proces gjyqësor, por se do të vazhdojë “punën për ndriqimin e figurës së Xhafer Devës” dhe “kthimin e pronave te familjes Deva”, të cilat thotë se “u konfiskuan nga pushtuesi Serbosllave dhe argatet e tyre shqipfoles”.
Në shkurt, pasi Ministria e Kulturës po planifikonte restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, Rohde doli kundër, duke e cilësuar atë si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.
“Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës, të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, pati shkruar Rohde në Twitter.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...