Lajme

Nënkryetari i LDK-së: VV-ja çdo muaj ka rënie nga 1%

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 04 July 2023

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje i ka rënë shumë përkrahja në popull.

Sipas tij, Vetëvendosja s’e ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve, ku sipas tij, ata po mundohen të manipulojnë me përqindje.

“Edhe ata i kanë sondazhet por edhe ne i bëjmë sondazhet të cilat tregojnë se ata kanë rënie të madhe. Çdo muaj i kanë nga 1 për qind rënie”.

-Advertisement-

“Për ne si parti opozitare por edhe si intelektualë është për t’i dalë përpara kësaj të keqje dhe të mundohemi që ta ndalim. Në Serbi ka pasur intelektualë por s’ka mundur të ndalet njeriu i tyre”, tha Muhaxheri në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se nëse vendi shkon në zgjedhje dhe në rast se LDK-ja nuk del fituese, atëherë ai tha se nuk duhet akuzuar “që humbëm”.

“Tash, edhe tek ne, nëse hyjmë në zgjedhje dhe humbim, nuk duhet akuzuar që humbëm. Por, kemi bërë një përpjekje të madhe për ta ndalur një të keqe”, tha Muhaxheri, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai falënderoi publikisht ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, për kalimin e Ligjit për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

“Një të mirë që e ka bërë është Ligji për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Edhe pse i ka disa të meta për banorë, por për Pejën është zakonisht vital dhe e falënderoj publikisht ministrin Liburn Aliu që e ka pasur guximin dhe e ka çuar deri në fund”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera