Lajme

Maqedonia e Veriut miraton raportin për kalimet e përbashkëta kufitare me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 04 July 2023

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar marrëveshjen me Kosovën për hapjen e kalimeve të përbashkëta, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Grubi përmes një postimi në Facebook shkroi se pikat e përbashkëta kufitare do të jenë “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.

“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet! Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkëta kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”. Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme”, tha ai.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut e përshëndeti vendimin.

“Një hap më afër arritjes së një marrëveshjeje dypalëshe për krijimin e pikave kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ky vendim do të lehtësojë më tej qarkullimin e qytetarëve”, thotë ambasada.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera