Klan Kosova dorëzon ankesën në ARBK
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 04 July 2023
Televizioni Klan Kosova, ka dorëzuar ankesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.
Me të synohet të anulohet vendimi i datës 22 qershor për suspendimin e licencës së biznesit të televizionit më të madh në vend.
Kjo për shkak se vendimi që bazohet në vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, përbën shkelje esenciale të dispozitave të ligjit për Shoqëritë Tregtare, dhe të atij për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Andaj, si dëshmi në ankesë, Klan Kosova ka ofruar historinë faktike si edhe bazën juridike të biznesit.
Në fakt, ky vendimi i 22 qershorit ishte vetëm rifuqizim i atij të datës 14 qershor, pasi i njëjti ishte anuluar nga ish-ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, Pranvera Prestreshi.
Kjo e fundit u shkarkua, dhe në vend të saj erdhi Lebibe Halti, e cila e rifuqizoi vendimin.
Klan Kosova, që në ndërkohë ka kryer të gjitha korrigjimet në dokumentacionin e regjistrimit të biznesit, ka dorëzuar ankesën për heqjen e suspendimit të licencës.
Afati për shqyrtimin e licencës është 15 ditor.
Suspendimi i licencës së Klan Kosovës kishte nxitur një reagim të madh vendor e ndërkombëtar, ndërsa ishte kërkuar kujdes nga institucionet në trajtimin e rastit.
Të tjera
-
Konjufca uron Trump: Mezi pres që të fillojmë punën
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedh...
-
Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike, gjobë për këdo që thyen ligjin
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësir...
-
Nga humbja në 2020 në triumfin e zgjedhjeve të 2024-ës/ Analiza e BBC: Si arriti Trump të bënte një rikthim të jashtëzakonshëm
Ky është padyshim rikthimi më dramatik në historinë politike të SHBA. Katë...
-
Raporti i INDEP-it: Kosova po përballet me varfëri energjetike, më së shumti preken familjet me të ardhura të ulëta
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), vlerëson se Kosova është duke u p...
-
“Shpresoj për më të mirën”- Si përgjigjej Kurti kur pyetej se çfarë do të ndodhte nëse Grenelli kthehet në pushtet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë më 2022-ën pyetej lidh...
-
Ukraina: Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk
Rusia ka mbledhur rreth 45 mijë trupa në Kursk, si sinjal se mund të jetë duk...
-
Pse Kina do të jetë ‘thellësisht e shqetësuar’ për presidencën e Trump
Përgjigja e Kinës ndaj fitores së Donald Trump do të jetë “e kujdesshme dhe e...
-
Çitaku pas fitores së Trumpit: Obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë raportet me aleatin tonë strategjik
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së dhe ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlo...
-
“Këto gra punojnë edhe kur janë smutë” – Oborri i Kuvendit mbushet me njerëz dhe thirrje në mbështetje të grevës së punëtorëve teknikë
Para ndërtesës së objektit të Kuvendit të Kosovës, është mbajtur një protestë...
-
Pacolli në festën e Trumpit, takohet me Presidentin e ardhshëm të SHBA-së, si dhe me Elon Musk
Politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, është i pranishëm në fest...
-
Murati: Në pjesën e parë të vitit 2024, ekonomia është zgjeruar 4.9 për qind
Ministri i Financave Hekuran Murati, ka prezantuar Buxhetin për vitin 2025 pa...
-
Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësir...