Lajme

Tahiri për videon e VV-së: Shumë shpejtë do t’iu përcjellim, disa në shtëpia e disa në burgje

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 04 July 2023

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Dekomraktike të Kosovës, (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër pas videos propaganduese që u publikua në rrjete sociale nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fundit kishte publikuar një video duke e akuzuar opozitën “Na mbajtën 20 vjet të izoluar duke na vjedhur”.

Në një postim në facebook, Tahiri ka thënë se pushteti ka hyrë në panik. Ai ka paralajmëruar se “shumë shpejt do t’i përcjellin” zyrtarët e pushtetit.

-Advertisement-

Madje, tha se disa do t’i përcjellin në shtëpi e disa në burgje.

“Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”, ka shkruar Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera