Lajme

Krasniqi uron 4 Korrikun: PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e aleancës së shenjtë me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 04 July 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një dedikim të gjatë, ka uruar me rastin e festës së Pavarësisë së SHBA-së.

Ai shkruan se me një diplomaci të përkushtuar, e politikë të vendosur, SHBA u bë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Tutje mes tjerash, Krasniqi thekson se PDK, mbetet tejet e përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e miqësisë dhe aleancës së shenjtë mes Kosovës dhe SHBA-së.

-Advertisement-

”I plotfuqishmi duhej të kishte frikë nga e vërteta. Gazetarët synonin “ta mbanin të vërtetën në pushtet”.

Provat kishin për qëllim të shkatërronin keqbërësit, ashtu si rrezet e diellit bëjnë me një vampir. Logjika ishte e thjeshtë:”gjej provat, dhe të fuqishmit mund të poshtërohen, dhe të nxirren para drejtësisë”.

Historikisht, të plotfuqishmit janë përpjekur të censurojnë dhe shtypin faktet. Nazistët u përpoqën ta mbanin të fshehur të vërtetën mbi mizoritë e tyre. Udhëheqja sovjetike do të sikletosej jo pak, sa herë që disidentët i kalonin botës së jashtme informacione mbi kushtet e tmerrshme nëpër gulagë.

Në SHBA, presidenti Richard Nixon u rrëzua pasi u zbuluan faktet e përgjimit të kundërshtarëve të tij politikë, dhe për shkak të fshehjes që u përpoq t’i bënte fakteve. Por çfarë ndodh kur të pushtetshmit pushojnë së pasuri frikë nga e vërteta, madje shfaqin shpërfilljen e tyre për të, siç e shohim në sjelljen e Vladimir Putinit në Rusi dhe Donald Trump në Amerikë?

Pse është zhdukur turpi, dhe pse po mbretëron kultura e mosndëshkimit? A jemi tani të pafuqishëm për të kërkuar llogari nga të plotfuqishmit? Në SHBA, Trump e përsëri sërish këtë sjellje javën e kaluar. Gjatë një dëgjese televizive në CNN, gazetarja Katie Collins u përpoq ta “gozhdonte” me një mori provash dhe argumentesh racionale.

Por ai thjesht u kënaq duke hedhur poshtë çdo të vërtetë apo logjikë mendimi. Sipas Trump, zgjedhjet presidenciale që ai i humbi në 2020-ën ishin “të manipuluara”, pavarësisht se nuk kishte asnjë provë për pretendime të tilla.

Ndërkohë gazetarja dhe shkrimtarja E.Jean. Carroll, për të cilën një juri civile e shpalli Trumpin fajtor për shpifje dhe abuzim seksual, ishte thjesht një “e çmendur”. Kur Collins i përmendi çështjen e dokumenteve të klasifikuara që kishte marrë me vete nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij private, ai e cilësoi atë si një “njeri të lig”.

Për të gjithë popullin dhe institucionet amerikane, sidomos për amerikanët që punojnë e shërbejnë në Kosovë – Urime Dita e Pavarësisë!

Në shënimin 247 vjetorin të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rikujtojmë fjalët e etërve themelues të këtij shteti dhe parimet për të cilat ata qëndronin, për një komb të bashkuar, të drejtë dhe të lirë.

Këto vlera, mbi të cilat është fuqizuar SHBA – vendi që është fanar dhe garantues i demokracisë në botë, njëkohësisht vendi më mik i Kosovës, shërbejnë si udhërrëfyes për paqe dhe barazi kudo në botën demokratike.

Përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi u finalizuan suksesshëm me ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve. Me diplomaci të përkushtuar, politikë të vendosur dhe angazhim të vazhdueshëm, SHBA-të u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës.

Para, gjatë dhe pas luftës për liri. Edhe sot e kësaj dite!

PDK mbetet tejet e përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e miqësisë dhe aleancës së shenjtë mes popujve dhe shteteve tona.

Gëzuar 4 Korrikun!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera