Lajme

BE e konfirmon: Borrell i tha Lajçakut të shkojë në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për rrugën përpara

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 03 July 2023

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të vijë në Prishtinë dhe Beograd këtë javë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i tha Gazetës Express se pasi raportoi para ministrave të jashtëm të shteteve anëtare, kryediplomati Josep Borrell “ka kërkuar nga emisari Lajçat që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi në ditët në vijim për të diskutuar për rrugën përpara”.

“Është një pjesë integrale e punës së një emisari të udhëtojë për të parë partnerët në terren. Emisari Lajçak është rregullisht në Beograd, Prishtinë, kryeqytetet e BE-së dhe vende të tjera, përfshirë jashtë BE-së, për të kryer punën e tij të përditshme për ta çuar përpara Dialogun”, tha Stano.

-Advertisement-

Lajçak pritet të takohet në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

BE-ja e ka hartuar një plan për shtensionimin e situatës në veri, në bazë të të cilit duhet mbajtur zgjedhje të reja atje dhe Kosova duhet të tërhiqet nga të gjitha veprimet e fundit dhe të kthehet në dialog. Planin trepikësh e mbështetë edhe SHBA-ja.

Ndonëse pajtohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Kurti nuk pajtohet me kërkesat tjera të ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës. Ai ua ka paraqitur ndërkombëtarëve kërkesat e veta. Por për shkak të kësaj sjelljeje, BE-ja i ka marrë tashmë disa masa ndëshkimore ndaj Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera