Deputetja Bytyqi i reagon deputetit të Listës Guxo: Në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta kaloni as pragun
Autori: Gazeta inFokus
15:32 | 03 Korrik 2023
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi i ka reaguar deputetit të Listës Guxo, Burim Meta, i cili ka ironizuar me mocionin e AAK-së për rrëzimin e qeverisë së Kosovës duke i thënë se “Guxo” nuk do ta kalojë as pragun në zgjedhjet e ardhshme.
Deputetja Bytyqi ka thënë se është qesharak vetëbesimi i deputetit Meta “i cili po harron se po të shkonin në zgjedhjet e fundit ndaras nga Vetëvendosje, do ta harronin pushtetin dhe do të na vëzhgonin nga televizori”.
‘’Po ia kujtoj këtij deputeti se disa sondazhe së fundmi tregojnë se po të mbaheshin zgjedhjet në vend, Lista Guxo del se do t’i merrte 1.3 për qind të votave. Kaq sa i përket pragut i nderuari z. Deputet. Në fakt, jemi ne ata që ndjejmë dhembshuri për ju dhe pritjet imagjinare që keni për veten dhe partinë tuaj! Shihemi në zgjedhje 😃 ‘’ ka shkruar ajo.
Gazeta Blic ka kontaktuar me deputetin e Listës Guxo, i cili ka shprehur ‘dhembshuri’ me partinë që drejtohet nga Ramush Haradinaj për mocionin për rrëzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
“Unë e di që ata e dinë që në rast se ky mocion vjen në Kuvend, AAK nuk do ta kalojë as pragun në zgjedhjet e ardhshme. Kështu që jam i kujdesshëm dhe i përmbajtshëm në përkrahje të këtij mocioni të propozuar nga AAK-ja. Ata nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Meta.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...



































