Lajme

Moti në javën e parë të korrikut: Fillon me diell, më pas priten rrebeshe shiu

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 02 July 2023

Java e parë e korrikut do të fillojë me mot më të nxehtë dhe me diell, ndërsa të mërkurën do të ketë rrebeshe shiu dhe bubullima.

Prishtina Weather ka njoftuar se temperaturat maksimale do të arrijnë në vlera edhe prej 30C e 31C ditën e martë.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Java e parë e korrikut fillon me mot më të nxehtë dhe me diell.  Të mërkurën rrebeshe e bubullima.

2.07.2023 – Ditët e para të javës së parë të korrikut pritet të fillojnë me kushte të një moti më stabil, më të nxehtë, kryesisht me diell.  Temperaturat maksimale arrinë në vlera edhe prej 30C e 31C ditën e martë.

Ditën e mërkurë sërish pritet përkeqësim i motit, ku orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme.  Riga lokale shiu mund të paraqiten ditën e enjte, edhepse do të dominohet më shumë nga intervale më të gjata me diell.  Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten sërish ditën e premtë.  Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 26C e 27C.  Minimalet kryesisht zbresin në 14C e 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.  Orëve të pasdites, nën kushte të motit të nxehtë dhe me diell, rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që edhe shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj në vlera mesatare.

3.07 – Më nxehtë e kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

4.07 – Kryesisht me diell e nxehtë.  Pasdite rreth viseve malore mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

5.07 – Paradite intervale me diell.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

6.07 – Intervale më të gjata me diell.  Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.

7.07 – Fillimisht me diell, e pasdite rrebeshe shiu dhe bubullima.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e dominuar më shumë nga krahu verior 3-8m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në fundjavë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera