Lajme

“Ballkani i Hapur e ka kryer misionin”, Fitore Pacolli godet Ramën: Kaq për largpamësinë e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 02 July 2023

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, dhe se tash rruga kryesore është Procesi i Berlinit.

Pacolli duke përmendur dy deklarata të ndryshme të Ramës, njëra më 14 nëntor 2022 dhe tjetra më 1 korrik 2023, ka shkruar: Kaq për largpamësinë e tij dhe këshillave të tij për Kosovën.

“14 nëntor 2022 @ediramaal deklaronte se #BallkaniHapur është projekti i përhershëm, jo #ProcesiiBerlinit. 1 korrik 2023 Rama deklaron se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin dhe se tash futemi në Proces të Berlinit. Kaq për largpamësinë e tij dhe këshillave të tij për #Kosovën.”

-Advertisement-

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera