Lajme

Shtetasja e huaj tentoi të udhëtojë për në Londër me pasaportë të tjetërkujt

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 02 July 2023

Policia ka njoftuar se një shtetase e huaj ka tentuar të udhëtoj nga aeroporti i Prishtinës për në Londër, me pasaportë të një personi tjetër.

Asaj i është shqiptuar një gjobë, dhe pas përfundimit tërastit ka kërkuar azil.

“ANP-Aeroporti i Prishtinës ”Adem Jashari” 01.07.2023-20:15. E dyshuara femër shtetase e huaj, ka tentuar që të udhëtoj nga aeroporti i Prishtinës për në Londër duke prezantuar pasaportën e huaj në emër të një personi tjetër. Pasi që e dyshuara ka bërë shkelje të ligjit për të huaj, të njëjtës i është shqiptuar një gjobë. E dyshuara pas përfundimit të rastit ka kërkuar azil.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera