Lajme

Zhdukja e ish-ushtarit të UÇK-së në Pejë, ende asnjë gjurmë tash mbi 3 muaj

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 01 July 2023

Samir Puza nga Peja është i zhdukur që nga 25 marsi. Për ish-ushtarin e UÇK-së, prej asaj kohe nuk dinë gjë familja.

Familjarë e komshi pohojnë se dolën për ta kërkuar, por deri tash pa rezultate, raporton Klan Kosova.

Të afërmit e 38-vjeçarit të zhdukur prej më shumë se 3 muajsh po thonë se janë zhgënjyer me organet e rendit që sipas tyre nuk bënë mjaftueshëm për gjetjen e tij.

-Advertisement-

Megjithëkëtë, prokurorja e rastit Sahide Gashi tha se po përcjellin çdo gjurmë për identifikimin e personit.

E njëjta tha se kanë marrë kamerat e sigurisë në qytet, kanë angazhuar edhe ekipet e kërkimit duke e përdorur edhe dronin, por deri tashti nuk kanë rënë në gjurmë të ish-ushtarit, ndonëse përpjekjet po vazhdojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera