Kosova jashtë programit miliardësh të BE-së, Ministria e Ekonomisë konfirmon pezullimin
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 01 July 2023
Kosova nuk do të jetë pjesë e një programi financues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë eurosh, ndryshe nga katër shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se me kërkesë të institucioneve të BE-së, nënshkrimi i kësaj marrëveshje nga Kosova është shtyrë. Ekzekutivi nuk ka treguar arsyet e këtij vendimi, por ai vjen në kohën kur BE-ja ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri.
Plot 7.5 miliard euro peshon marrëveshja që Maqedonia e Veriut po nënshkruan me BE-në për programin e Evropës Digjitale.
Por një gjë të tillë nuk e bëri edhe Kosova, e cila ka mbetur jashtë programit.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin Ministria e Ekonomisë.
“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”, ka thënë Ministria e Ekonomisë.
Ministria nuk ka dhënë detaje për arsyet e shtyrjes së nënshkrimit.
Por ky vendim vjen pak kohë pasi BE-ja paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos ndërmarrjes së hapave për uljen e tensioneve në veri të vendit.
Për dallim nga Kosova, pjesë e programit tashmë janë bërë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
Megjithatë, eksperti i teknologjisë nga Shqipëria, Tomi Kallanxhi beson që kjo situatë nuk ka të bëjë vetëm me sanksione ndaj Kosovës.
“Nuk është vetëm për sanksione, por edhe është sepse BE-ja ka zgjedhur vetëm 4 shtetet që janë kandidatë apo status kandidat të Bashkimit Evropian që është Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia që në këtë mes flitet për një buxhet që është diku 7.5 miliard euro dhe do të jetë nga viti 2021 deri në vitin 2027”, ka thënë Tomi Kallanxhi – Njohës i Teknologjisë Digjitale.
Njohësi tjetër i teknologjisë digjitale, Drilon Jaha vlerëson se Kosova do të humbte shumë dhe do të mbetej prapa vendeve të rajonit nëse përfundimisht nuk përfshihet në këtë program.
“Sa i përket teknologjisë ky është program i dedikuar edhe është tepër me rëndësi me qenë pjesë e saj për shkak të aspektit të financave dhe aspektit të avancimit dhe digjitalizimit dhe transformimit digjital që mundet me ndodhë në Kosovë. Disa prej aspekteve që mundemi me përfitu ndërmjet këtij planprogrami është që të gjitha avancimet që bëhen në Evropë ato pastaj me u integru në Kosovë”, ka shpjeguar Drilon Jaha – Njohës i teknologjisë digjitale.
Përmes Programit të Evropës Digjitale qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kishin mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së.
Të tjera
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...