Zelensky e cilëson “jashtëzakonisht simbolike” vizitën e kryeministrit spanjoll

Autori: Gazeta inFokus
14:54 | 01 July 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi më 1 korrik kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchezm për vizitën në Kiev, në ditën kur Spanja nisi presidencën e saj të Bashkimit Evropian.
“Faleminderit për vizitën tuaj të rëndësishme dhe mbështetjen e popullit tonë!” tha Zelensky në rrjetet sociale, pas takimit me kryeministrin spanjoll.
“Është jashtëzakonisht simbolike që kjo vizitë të bëhet në ditën e parë të presidencës spanjolle të BE-së”, shtoi ai.
Kryeministri i Spanjës, që nga sot e deri në fund të këtij viti udhëheq me presidencën e BE-së, u takua edhe me zyrtarë të tjerë të Ukrainës në tentim për ta dështuar mbështetjen e vazhdueshme të bllokut evropian për Ukrainën.
Spanja merr presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës
Sanchez e shfrytëzoi këtë vizitë për ta lajmëruar një pako të re të ndihmave për Ukrainën para parlamentit ukrainas. Pakoja e re, në vlerë prej 55 milionë eurosh, synon t’i mbështesë bizneset e vogla dhe shkollat, sipas mediumit spanjoll El Mundo.
Ky udhëtim erdhi ndërkohë që liderët ushtarakë dhe civilë të Ukrainës kanë bërë kërkesa për furnizim me armatim të avancuar, përfshirë avionë luftarakë, për ta mbështetur kundërofensivën e nisur së fundi, pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia 16 muaj më parë.
Sanchez u citua të ketë thënë në Kiev se “ne jemi me ju dhe do të jemi për aq kohë sa të ketë nevojë”, duke shtuar se “dua të ju tregoj se do ta mbështesim Ukrainën, pavarësisht çmimit”.
Pas ardhjes së tij, Sanchez e publikoi një video nga një stacion trenash në Kiev ku ai u prit nga një delegacion ukrainas.
“Doja që veprimi i parë i presidencës spanjolle të Këshillit të Bashkimi Evropian të jetë në Ukrainë bashkë me Zelenskyn”, shkroi Sanchez në Twitter.
Sanchez shtoi se ai do ta përçonte në parlamentin dhe qeverinë ukrainase “solidaritetin e të gjithë Evropës”.
“Do ta vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas deri kur paqja të kthehet në Evropë”, tha ai.
Sanchez raportohet se udhëtoi në Ukrainë përmes Polonisë.
Kjo vizitë vjen pak para një samiti të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë këtë muaj, ku aleatët transatlantikë pritet të përpilojnë një strategji për marrëdhëniet me Ukrainën, e cila ka intensifikuar në thirrjet për anëtarësim në BE dhe NATO që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit 2022.
NATO-ja nuk pritet të ofrojë anëtarësim në samitin e Vilniusit.
Spanja është anëtare e NATO-s që nga viti 1982 dhe anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 1986. Ajo ishte ndër shtetet e para evropiane që ofroi mbështetje jovdekjeprurëse për ushtrinë ukrainase me dërgesa xhaketash dhe helmetash antiplumb pas nisjes së luftës në Ukrainë./REL

Të tjera
-
Në QNR përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë
Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar ri...
-
Pjesë e organizatës krịmịnale në Milano, kapet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Policia e Shtetit në Shqipëri e ka arrestuar në qytetin e Laçit, një 33 vjeça...
-
Apeli merr vendim sot për Erion Veliajn
Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë dje ...
-
Zveçan: Konfiskohet ạrmë gjatë kontrollit policor në një shtëpi
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe katër fishekë të armës...
-
Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut
Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për n...
-
Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa, 63 aksidente për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 310 tiketa trafik...
-
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin edhe kamerat e sigurisë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Hajnat kishin depërtuar me fo...
-
Vetaksident në Pavlan të Pejës, tre të lënduar
Një vet aksident trafiku ka ndodhur dje në Pavlan të Pejës, ku i përfshirë ...
-
FSK-ja e tërheq një mjet të dyshuar afër binarëve të trenit në Radostë të Rahovecit
Një mjet i dyshimtë eksploziv është gjetur dje në fshatin Radostë të Rahoveci...
-
Nuk u pa për disa ditë jashtë shtëpisë, fqinji e gjen të vdekur një person në shtëpinë e tij në Prizren
Në stacionin policor në Prizren një qytetar kishte lajmëruar se shkoi për viz...
-
Mesazhet e rëndësishme të sekretarit të NATO-s gjatë vizitës në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi dje Kosovën për herë t...
-
Orav pas takimit me Rutten: Dialogu është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka qëndruar dje në Kosovë ku ta...