Krasniqi: Kurti po na izolon, Kosova në rend me Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë e Republikën Srpska
Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 30 June 2023
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët kryesorë, ndërsa po e keqqeverisë nga brenda, duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.
Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, Krasniqi ka thënë se tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin
Krejt kjo sipas tij vjen si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.
“Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska. A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është Kryeministri Kurti”, ka shkruar ai.
“Të gjithë e dimë se nëpër çfarë sfida ka kaluar vendi ynë që nga çlirimi, për të arritur shpalljen e pavarësisë e deri tek ndërtimi i institucioneve dhe zhvillimi i vendit. Këtë rrugëtim të suksesshëm e kemi bërë vetëm falë koordinimit të ngushtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë strategjik, në krye të të cilëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç stagnimit e degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj. Në këtë periudhë sfiduese për vendin, lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë vazhdimisht në terren duke bashkëbiseduar me anëtarësinë tonë dhe me qytetarë anekënd vendit, të cilët janë të shqetësuar me gjendjen e rëndë në Kosovë”, ka vazhduar Krasniqi.
Bazuar në takimet e zhvilluara së fundmi, kryetari i PDK-së thotë se qytetarët janë të brengosur me mentalitetin e kësaj qeverise, të cilin ai e ka vlerësuar autokratik.
“Krahas këtyre mbi 150 takimeve nëpër fshatra e qytete të Kosovës, unë kam zhvilluar takime edhe në Prishtinë me përfaqësues të botës akademike, shoqërisë civile, me akterë të jetës publike, me përfaqësues të mediave, përfaqësues të sektorëve të arsimit e shëndetësisë dhe të shumë sektorëve të tjerë, të cilët janë të brengosur me këtë mentalitet autokratik të qeverisjes dhe me izolimin ndërkombëtar që po e pëson vendi ynë”, ka njoftuar Krasniqi.
“Pas këtyre konsultave e diskutimeve të shumta, të hënën kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar në fund ai.
Të tjera
-
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësisht se ...
-
Kurti: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Prokurorinë me çka mundemi për zbardhjen e rastit Dehari
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve te varri i Astrit Deharit,...
-
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve: Po kërkohet shkarkimi im nga menaxhmenti i Trepçës
Ibrahim Januzi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës ka d...
-
Historia/ Pse zgjedhjet në SHBA janë gjithmonë ditën e martë dhe në nëntor
Deri në mesin e viteve 1800, datat e zgjedhjeve amerikane ndryshonin sipas sh...
-
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun
Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të...
-
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të dytën ditë me rad...
-
Tetë vite nga rasti i Astrit Deharit, Kurti: Jemi të gatshëm si Qeveri ta ndihmojmë Prokurorinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm si Qeveri...
-
Osmani kryen mamografi në QKUK: Zbulimi i hershëm shpëton jetë
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi pas kryerjes së mamograf...
-
Kur do të mësohet emri i presidentit të ri amerikan?
Votuesit amerikanë do të vendosin të martën për presidentin e tyre të ri. ...
-
Vdiq një foshnje në QKUK, Policia i interviston disa persona
Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare ...
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për ngacmim
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngac...
-
Inteligjenca amerikane akuzon Rusinë dhe Iranin: Organizuan fushata dezinformuese
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kanë akuzuar Rusinë dh...