Lajme

Rama: Kosova ta dëshmojë se rajoni i përket Procesit të Berlinit, s’mund të merremi me një konflikt ku luhet me zjarrin e nacionalizmit

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 29 June 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sot pozitive është mbështetja e presidentit të Komisionit Evropian, Charles Michel, për mbajtjen e konferencës ndërkombëtare për veriun.

Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk mund të merret dhe të mbetet pezull me një çështje siç janë tensionet në veri.

“Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel”.

-Advertisement-

“Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Rama.

Rama ka deklaruar se politikanët e Kosovës duhet të tregojnë interesin e tyre për t’u bërë pjesë e Procesit të Berlinit dhe jo të merren më gjëra që Rusia i ka dëshiruar në Ballkan.

“Sot kur në Bruksel ka hyrë në agjendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Evropian… “.

“Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë në Veriun e Republikës”, ka thënë Rama.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera