Lajme

Tahiri, Kurtit: Lëri bakllavat e filmat, policëve jepja shtesa e rrezikshmërisë

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 28 June 2023

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti sot në veri të Kosovës, ku u takua me Policinë.

Kurti publikoi një video ku shihej duke iu dhënë policëve bakllavë, ku sipas Tahirit nuk duhet të bëhet një gjest i tillë, por të dalin shtesat e rrezikshmërisë.

“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami”, shkroi Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera