Lajme

SBASHK uron për festën e Kurban Bajramit, mesazh Qeverisë: Ndërrojeni qasjen e gabuar me sindikatat

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 28 June 2023

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit, gjersa Qeverisë së Kosovës i është drejtuar me mesazhin që të ndryshoj siç thonë qasjen e gabuar ndaj sindikatave.

Në mesazhin e kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj përgëzohen punëtorët e arsimit për përfundimin me sukses të vitit shkollor, që sipas SBASHK-ut ishte ndër më të vështirët sepse janë përballur me shumë sfida.

“SBASHK-u edhe sot në ditën e parë të festës së madhe të Kurban Bajramit i drejtohet me mesazh Qeverisë që ta ndryshojë qasjen e gabuar ndaj sindikatave. Të heq mendjemadhësinë po të dëgjojë zërin dhe kërkesat e të punësuarve në sektorin publik.

-Advertisement-

Urojmë që kjo festë e mirësisë dhe e sakrificës të ndikojë te Qeveria që të heq tekat e inatet, ironinë dhe të jetë e të gjithëve”, thuhet më tej.

Sindikata e Arsimit po ashtu u ka dërguar mesazh urimi për festën edhe tre policëve që u liruan nga burgjet serbe, por edhe siç thonë “gjithë djelmoshave e vashave që me plot sakrifica po angazhohen në ruajtjen e sigurisë për ne qytetarët e Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera