Lajme

Një helikopteri i KFOR-it mbikëqyr mbi Gazimestan

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 28 June 2023

Liturgjia e Vidovdanit sot u mbajt në Manastirin e Graçanicës, e cila u udhëhoq nga patriaku i Kishës Ortodokse Serbe, Porifrije.

Vidovdani zakonisht ndër vite është mbajtur në Gazimestan, por për shkak të situatës aktuale dhe pas një takimi mes Teodosijes dhe komandantit të KFOR-it Ristuccia, u vendos që sivjet të mbahet në Graçanicë. Serbët gjithashtu e prezantuan këtë ndryshim lokacioni edhe si mungesë e sigurisë.

Por, derisa ritet fetare po kryhen në Graçanicë, një helikopter i KFOR-it është parë mbi Gazimestan.

-Advertisement-

Ekipi i T7, që po raporton nga atje, ka sjellë pamjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera