Lajme

​Gjergji në BIK: Të flijohemi dhe të dhurohemi për të mirën e përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 28 June 2023

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës vizitoi sot Bashkësinë Islame me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Gjergji u shpreh se për të mirën e përbashkët populli duhet të jetë më solidar dhe më i bashkuar.

“Flijimi, vuajtja janë kapitali ynë. Në kemi vuajtur dhe pësuar gjatë shekujve, dhe është mrekulli e Zotit mbijetesa. Gjithë atë që vuajmë e pësojmë prej rrethanave të ndryshme, ne si besimtarë ja paraqEsim Zotit dhe besojmë në të, për atë arsyeje besojmë edhe në njeriun, njëri tjetrin. Prandaj, dhashtë Zoti që flijimet e të parëve tanë, të historisë sonë të se kaluarës sonë t’i pranojë Zoti…Gjithë vëllezërve shqiptarë me përkatësi fetare myslimane nga zemra ju urojmë këtë ditë më dëshirë dhe me uratë që ta mësojmë këtë urti të jashtëzakonshme që vjen prej Zoti e prej dashurisë. Të flijohemi dhe të dhurohemi për të mirën e përbashkët”, tha Gjergji.

-Advertisement-

Kujtojmë që, myslimanët në mbarë botën sot festojnë Kurban Bajramin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera