Lajme

Kurti uron Kurban Bajramin: Të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 28 June 2023

Kryeministri i vendit Albin Kurti ua uron qytetarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Kryeministri Kurti thekson se “sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten”.

“Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera