Kurban Bajrami dhe Vidovdani, Policia tregon angazhimet për menaxhimin e situatës së sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 27 June 2023
Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër për shkak të Kurban Bajramit dhe Vidovdanit, ka paraparë disa masa dhe objektiva strategjike që situata të kalojë e qetë dhe pa incidente.
Sipas Policisë, Kurban Bajrami nis në orën 05:00, ndërsa Vidovdani në orën 07:00.
Policia ka njoftuar se për shkak të Vidovdanit, do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit
“Njëkohësisht Policia fton qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë kohës së festimeve, pasi sipas nevojës do ti ridrejtojë automjetet në rrugë alternative për qarkullim dhe lëvizje pa pengesa”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, më 27 qershor 2023
Referuar zhvillimeve të nesërme, aktiviteteve që mund të realizohen për festimin e “Kurban Bajramit” në Republikën e Kosovës që fillon në orët e hershme të mëngjesit (05:00), si dhe “Vidovdanit” që fillon rreth orës (07:00), në po të njëjtën ditë, Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare nesër më 28.06.2023, ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend.
Edhe këtë vit sikurse edhe vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë ditës së nesërme, si:
• Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.
• Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike.
• Garantimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.
• Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.
• Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie.
• Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.
• Festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora (07:00), andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.
Referuar planifikimeve policore, menaxhmenti i lartë i PK-së kanë pritur në takim zyrtarë partnerët ndërkombëtar, të cilët i kanë njoftuar lidhur me planifikimet dhe aktivitetet policore për ditën e nesërme, planifikime këto që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.
Njëkohësisht Policia fton qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë kohës së festimeve, pasi sipas nevojës do ti ridrejtojë automjetet në rrugë alternative për qarkullim dhe lëvizje pa pengesa.
Të tjera
-
Dënohet me burgim avokati që e kërcënọi Vehbi Kajtazin
Avokati Driton Dobruna është dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kanosjen ...
-
Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë
Që nga ky muaj (nëntor) vendimit të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfe...
-
Abdixhiku: Mësuesit kosovarë ndjehen të nëpërkëmbur si pasojë e kësaj qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qever...
-
Raportohet se është dorëzuar vullnetarisht Granit Elshani, i dënuar për vrạsjen në ‘City Club’ në Pejë
I dënuari për vrasjen e vitit 2021 në ‘City Club’ në Pejë, Granit Elshani, ës...
-
Vetëvendosje: Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një infografikë me të dhëna të agjencinë q...
-
Dyshohet se vodhi telefonë, llaptopë e ipadë në një dyqan të telefonave, arrestohet
Policia në Pejë ka njoftuar se më 1 nëntor persona të dyshuar kanë hyrë në nj...
-
U ftua si dëshmitar, Buja paraqitet me avokat: Jam edhe i dyshuar, dua të mbrohem në heshtje
Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës së Nerodimes, ka deklaruar se ka statusin...
-
Analizat e fundit nga IKSHPK, vazhdon prania e lartë e manganit në Liqenin e Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar uji...
-
Bora mbulon disa pjesë të Arabisë Saudite
Disa pjesë të Arabisë Saudite po përballen me të ftohtin pasi shirat e dendur...
-
41 aksidente për 24-orë, mbi 1 mijë e 800 gjoba
41 aksidente trafiku janë evidentuar gjatë 24-orëve. 14 nga to janë me të ...
-
Një muaj pa paga, Sindikata e PTK-së fton Prokurorinë të marrë masa
Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës ka bë...
-
COVID-19 dhe gripi sezonal, IKSHPK apelon për kujdes të shtuar për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për ...