Banka Kombëtare Tregtare Kosovë dhe Keiretsu Forum Southeast Europe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 27 June 2023
BKT Kosova dhe Keiretsu Fourum kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim mbështetjen dhe financimin e Start-up bizneseve në shumën deri në 1,000,000 Euro. BKT Kosova do të jetë anëtare Korporate e këtij forumi.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është nxitja e zhvillimit ekonomik përmes Start- up bizneseve. Kjo nismë do të ju ofroj këtyre bizneseve mbështetjen financiare që u nevojitet për të zhvilluar idetë e tyre inovative, të zgjerojnë operacionet e tyre dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Antarësimi i BKT Kosova në Keiretsu Forum pasqyronë përkushtimin e të dy partnerëve për fuqizimin e bizneseve StartUp, ngritjen e eksporteve përmes inovacionit dhe sipërmarrjes si katalizatorë për rritjen ekonomike në vend.
Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosovës me këtë rast tha: “BKT Kosova do të koordinojë procesin e krijimit të një fondi së bashku me Keiretsu Forum, roli i të cilës do të jetë përfshirja në proces si këshilltar investimesh dhe menaxher portofoli brenda fushës së aktiviteteve të lejuara nga licenca e saj. Fondi ka për synim të arrijë tek investitorëve engjuj, të cilët synojnë të kenë vlera më të larta duke investuar në Start-UP biznese me shumë potencial dhe mundësi për të kapur tregjet internacionale, dhe në këtë mënyrë, duke përgatitur bizneset Sart-UP për financimin te Serisë A.
Ndërsa Ardian Hoxha, Kryetari i Keiretsu Forum Keiretsu Southeast Europe shtoi: “Keiretsu Southeast Europe dhe BKT Kosova kanë bashkuar forcat për të ngritur investimet në mbështetje të bizneseve Startup në Kosovë dhe me gjerë në nivel edhe më të lartë. Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndesishëm zhvillimor për forumin dhe bizneset në Kosovë dhe jo vetëm. Përfshirja e bankës si anëtare e korporatës dhe angazhimi i saj për të mbështetur bizneset Startup do të zgjerojë mundësitë e forumit për të tërhequr investitorë si asnjëherë më parë. Ky bashkëpunim i pari i kësaj forme, ka potencial të jashtëzakonshëm për të nxitur rritjen e shumë bizneseve Startup, një ndikim të pashmangshëm pozitiv në ekonominë e vendit dhe rajonit”.
Rreth BKT Kosova
BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkurruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.
Për më shumë: www.bkt-ks.com
Rreth Keiretsu Forum Evropa Juglindore
Forumi Keiretsu është një komunitet global investimesh me investitorë engjëjsh të akredituar të kapitalit privat, kapitalistë sipërmarrës dhe investitorë korporata/institucionale. Forumi Keiretsu u themelua në Gjirin Lindor të San Franciskos në Kaliforni në vitin 2000 nga Randy Williams. Forumi Keiretsu është një rrjet mbarë botëror i rrjedhës së kapitalit, burimeve dhe marrëveshjeve me 52 kapituj në 3 kontinente.
Anëtarët e Forumit Keiretsu investojnë në mundësi investimi me cilësi të lartë dhe të larmishme. Komuniteti forcohet nëpërmjet përfshirjes së tij në aktivitete sociale dhe bamirëse.
Për më shumë: www.keiretsuforum.com
Të tjera
-
Dyshohet se vodhi telefonë, llaptopë e ipadë në një dyqan të telefonave, arrestohet
Policia në Pejë ka njoftuar se më 1 nëntor persona të dyshuar kanë hyrë në nj...
-
U ftua si dëshmitar, Buja paraqitet me avokat: Jam edhe i dyshuar, dua të mbrohem në heshtje
Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës së Nerodimes, ka deklaruar se ka statusin...
-
Analizat e fundit nga IKSHPK, vazhdon prania e lartë e manganit në Liqenin e Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar uji...
-
Bora mbulon disa pjesë të Arabisë Saudite
Disa pjesë të Arabisë Saudite po përballen me të ftohtin pasi shirat e dendur...
-
41 aksidente për 24-orë, mbi 1 mijë e 800 gjoba
41 aksidente trafiku janë evidentuar gjatë 24-orëve. 14 nga to janë me të ...
-
Një muaj pa paga, Sindikata e PTK-së fton Prokurorinë të marrë masa
Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës ka bë...
-
COVID-19 dhe gripi sezonal, IKSHPK apelon për kujdes të shtuar për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për ...
-
Osmani uron presidenten moldave për postin e ri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologen e saj nga Moldavia, ...
-
Javën e kaluar, Policia në Prishtinë sekuestroi 6 ạrmë zjạrri, shqiptoi mbi 4 mijë gjoba
Gjatë javës së kaluar, Policia në Prishtinë ka realizuar 515 urdhëresa të gjy...
-
Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, plagosen katër persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris ku katër persona u plagosën nga një s...
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Analiza: A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin?
Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e ...
-
Reuten: Nëse Serbia vazhdon të veprojë në këtë mënyrë, ne duhet jemi më të ashpër
Qëndrimet e eurodeputetit holandez, Thijs Reuten, ndaj procesit të dialogut m...