Lajme

Çitaku për tragjedinë në Pejë: Zemërthyer me pamjet tronditëse, ngushëllime familjarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 25 June 2023

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth tragjedisë në Pejë ku humbën jetën dy persona për shkak të vërshimeve në këtë qytet.

Çitaku, në reagimin e saj është shprehur zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja.

Ajo, po ashtu, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

-Advertisement-

“Zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja. Ngushllime familjarëve të Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj. Shpresoj që në këto momente të rënda, institucionet qendrore dhe ato lokale të tregojnë solidaritetin e domosdoshëm për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet”, ka thënë Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera