Apeli e vërteton aktgjykimin lirues ndaj Ferid Aganit e Gani Shabanit për rastin “Stenta 1”
Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 23 June 2023
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit, dhe ish-sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Gani Shabanit për rastin e njohur si “Stenta 1”.
Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e të cilave u referohet në ankesë prokurori, ngase dispozitivi i aktgjykimit është i kuptueshëm, në të nuk ka kundërthënie me vetveten e as me arsyet e tij, është i qartë dhe konkret.
Gjithashtu Apeli ka vlerësuar se pretendimet e prokurorit se aktgjykimi i ankimuar nuk përmban arsye mbi faktet vendimtare lidhur me veprën penale, janë të pa qëndrueshme ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vërtetuar se prokuroria ka dështuar të dëshmoj se cilat kanë qenë detyrat, autorizimet dhe përgjegjësit e të akuzuarit Ferid Aganit në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë dhe të akuzuarit Gani Shabanit, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.
Tutje, në aktgjykim thuhet se gjykata e shkallës së parë me të drejtë ka konstatuar se prokuroria nuk ka përcaktuar e as dëshmuar para gjykatës se si apo në çfarë mënyre të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, cilat dispozita apo akte ligjore nuk i kanë zbatuar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës se parë ka bërë analizën e të gjitha provave të proceduara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe lidhur me to ka paraqitur konkludimet e veta, të cilat si të drejta objektive, dhe të ligjshme, i aprovon edhe gjykata e shkallës së dytë.
“Kolegji penal i Gjykatës së Apelit gjeti se ankesa e prokurorit karakterizohet me përshkrime abstrakte dhe pa pretendime specifike të ekzistimit të shkeljeve, andaj, mbi bazën e vërtetimit të gjendjes faktike, gjykata e shkallës se parë drejtë ka aplikuar edhe ligjin penal kur të akuzuarit i ka liruar nga akuza për shkak se nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 dhe 2, nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.4, lidhur me nenin 31 të KPRK”, thuhet tutje në vendim, shkruan “Betimi për Drejtësi”, transmeton Klanksovoa.tv
Në vendimin e Apelit thuhet se qartazi nga provat e administruara nuk kanë rezultuar si të provuara tiparet e veprës penale të cituara më lartë dhe as që kanë qenë të përshkruara veprimet inkriminuese në dispozitiv që do të përbënin figurën e veprës penale për të cilën janë akuzuar të akuzuarit, ashtu që nuk ka mundur të ketë alternativë tjetër të aplikimit të ligjit penal.
“Tutje kolegji i Gjykatës së Apelit është i bindur se gjykata e shkalles së parë ka arritur në përfundimin e arsyeshëm, se nga provat e zbatuara nuk është vërtetuar se të akuzuarit F.A. dhe G.Sh. kanë kaluar kompetencat e tyre apo nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, andaj, me të drejtë të akuzuarit janë liruar nga akuza për veprën për të cilën janë akuzuar”, thuhet në vendimin e Apelit.
Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës, ky është orari sipas rajoneve
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se s...
-
Bill Clinton intervistë ekskluzive për CNN pak para zgjedhjeve: Kam shpresa dhe frikë për atë që do të vijë pas vitit 2024
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Presidenti i 42-të i vendit, Bill Clinto...
-
Mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës, Kurti përfaqëson Kosovën
Sot në Vjenë të Austrisë, do t’i fillojë punimet Forumi Ekonomik i Vjenës. Pr...
-
VV mbajti edhe këtë vit turne shahu në kujtim të Astrit Deharit
Lëvizja Vetëendosje ka njoftuar se është mbajtur në shtime turneu Memorial i ...
-
Si ke votuar për ligjin kundër vjedhjeve të vogla? Harris vendoset në vështirësi nga gazetarët në Kaliforni: Nuk do flas sot për këtë çështje
Ndërsa Trump mbajti një tubim në Karolinën e Veriut, Harris u vu në një situa...
-
Mot sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend disa pika
Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku në rënd dite janë pikat për seancat...
-
Kryediplomati i Luksemburgut sot viziton Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel sot do të vizitoj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Karolina e Veriut një nga shtetet me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024
Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedho...
-
Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025
Miliona euro në investime kapitale ka planifikuar t`i shpenzojë Qeveria vitin...
-
Elmi Reçica: Bedri Hamza kryeministri në ardhje, po vjen ndryshimi në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka shkruar për tubimin që sot PDK mbajti në I...