Kërkohet rishikimi i buxhetit dhe rritja e pagave në sektorin publik
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 22 June 2023
Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të rishikohet buxheti i Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik.
Këto kërkesa janë temat kryesore të interpelancës në Kuvendin e Kosovës më 22 qershor ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procedurës për rishikimin e buxhetit për vitin 2023.
Arsyeja për këtë, sipas tij, është për shkak të dështimit të plotë të investimeve kapitale dhe ngritjes së koeficientit të pagës në sektorin publik.
“Menaxhimi i fondeve publike në këto dy vjetët e fundit nga Qeveria [e kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti, ishte i dobët, joprofesional, partiak e politik, e mbi të gjitha ishte i dëmshëm për vendin”, tha Tahiri.
Sipas tij, në vitin 2021 nga fondi i investimeve kapitale, të përcaktuara në buxhet në shumë prej 622 milionë eurosh, janë realizuar vetëm 419 milionë euro.
Ndërsa, për vitin 2022, sipas Tahirit, shuma për investime kapitale ka qenë 794 milionë euro, ndërsa janë realizuar vetëm 419 milionë euro.
“Me dinamikën që e kemi në këtë vit, mund të pritet që ekonomia të bie në një kolaps dhe dështim të plot. Për dy vjet qeverisje, Kosova dhe kjo qeveri nuk kanë arritur t’i shpenzojnë gjysmë miliard euro”, tha ai.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që koeficienti i pagës me rishikim të buxhetit të bëhet nga 105 euro në 129 euro.
Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cilësoi të pavërteta deklarimet e deputetit Tahiri.
“Sa i përket mbështetjes së ekonomisë u tha që ka pasur humbje dhe mosalokim të investime kapitale. Sa i përket investimeve kapitale normalisht që paguhen faturat për punët që janë kryer, për projektet që nuk janë kryer punët ne nuk mund të paguajmë fatura”, tha Murati.
Ai tha se gjithnjë duke qëndruar brenda kornizës ligjore për vitin e ardhshëm koeficienti i pagës do të rritet në 110 euro.
“E konsideroj të panevojshme një seancë të tillë që kërkon të ndryshohet diçka për të cilën ne kemi shkuar në maksimum sa i përket vitit aktual”, tha ministri Murati.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se koeficienti i pagës prej 105 eurosh nuk i është përgjigjur as normës së inflacionit, që sipas tij, shënoi rritje rekorde.
“Mos të harrojmë se sipas Bankës Botërore, inflacioni në vendin tonë arriti deri në 20 për qind, ndërsa për produktet bazike 50 për qind. Përkundër sugjerimeve dhe propozimeve të ofruara nga ne dhe nga ekspertëtm pushteti zgjodhi mos dëgjueshmërinë”, tha ai.
Rishikimi i buxhetit bëhet zakonisht në gjysmëvjetorin e dytë të vitit, respektivisht në muajin qershor.
Ky rishikim ofron mundësi për transfere ndërmjet nën-programeve dhe organizatave buxhetore.
Organizatave buxhetore u lejohet të bëjnë rregullime të brendshme që janë të arsyeshme për të bërë ekzekutimin efikas të buxhetit për periudhën e mbetur të vitit buxhetor. /REL
Të tjera
-
Problemet me mungesën e energjisë elektrike, nesër banorët e fshatit Bardhosh organizojnë protestë
Shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë e...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj tre personave për ryfshet, sekuestrohen 25 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj tre personave për keq...
-
Qeveria nesër e mban mbledhjen, por edhe pritjen e fundvitit me përfaqësues të medieve
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. ...
-
Pesë gazetarë të Gazës u vrạnë nga një sụlm izraelit që synonte një grup të armatosur
Një kanal televiziv palestinez thotë se pesë nga gazetarët e tij janë vrarë n...
-
“Kurth i sajuar”, Veliaj: Jam kallëzuar në SPAK nga një anonim që nuk ekziston
Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj tha sot gjatë mbledhjes së Këshil...
-
Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasador...
-
Haradinaj: Mërgata jonë përveç suksesit në afarizëm, i ka ruajtur edhe lidhjet e forta me atdheun
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
BQK lansoi Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se në kuadër të angazhimit të ...
-
Çeku e Kurti takohen me stafin e klubit FC Liria
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njofton se së...
-
Hovenier në takim lamtumirës më Gërvallën, vizitojnë në Dubovik kompleksin memorial të Jusufit e Bardhoshit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimi...
-
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë nga 50 euro në muaj për një vit
Bashkësia Islame e Kosovës ka inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve...
-
Rusia kërkon të shmangen spekulimet, pas raportimeve se ajo rrëzoi aeroplanin në Kazakistan
Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të n...