Lajme

Nesër interpelanca e Hekuran Muratit, Tahiri ka një porosi për Qeverinë dhe ministrin

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 21 June 2023

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nesër në Kuvend do të mbahet interpelanca e ministrit Hekuran Murati, për të reflektuar për dy rreziqet ekonomike, e para bllokimi i investimeve kapitale dhe e dyta, koeficienti i pagave, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka porositur qeverinë dhe Muratin, që seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit e qeverisë për këto dy çështje.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës, do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës – interpelanca e ministrit, Hekuran Murati, të cilin e kemi ftuar që të reflektojë në dy rreziqe të mëdha ekonomike që i ka Kosova me këtë Qeveri: E para, lidhet me bllokimin e investimeve kapitale, që është në nivelin më të ulët në histori. Dhe, e dyta, me nevojën që me rishikim buxhetor të ngritet koeficienti i pagave nga 105 në 129 euro për shërbyes civil.

E kam një porosi për Qeverinë dhe ministrin: seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të Qeverisë për investimet publike, dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën.

Ne do të prezantojmë qëndrimet tona, kalkulimet tona, mbi të gjitha sugjerimet tona për ndryshimet në buxhet të Kosovës me rishikim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera