Hoti: Kurti e Mehaj do të duhej të dorëhiqeshin pas përjashtimit nga “Defender 23”
Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 21 June 2023
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në një situatë normale, Kosova duhej të ishte gati pothuajse në proces të zgjedhjeve nacionale.
Kjo sepse sipas tij, me rastin e përjashtimit të Kosovës nga Defender 2023, Kurti është dashur të jepte dorëheqje.
“Në atë moment që FSK-ja është përjashtuar nga “Defender 2023”, e cila ishte ëndërr e atyre ushtarëve, në atë moment kryeministri është dashur të japë dorëheqje bashkë me ministrin e Mbrojtjes”.
“Sikur mua të më kish ndodhur ajo punë, një minutë në s’do të mund të qëndroja në zyrë. Si qëndron në zyrë ti kur ta kthejnë ushtrinë te shpija. Çfarë arsye tjetër duhet tjetër për një qeveri, për një kryeministër që të japë dorëheqje për ta kthyer normalitetin në vend”, tha Hoti në Klan Kosova.
Tutje ai tha se me Qeverinë Kurti pas dy vitesh përjashtohen e në qeverisjen e vitit 2020, Hoti tha se na ftuar të bëhemi pjesë e pjesë e forcave ndërkombëtare.
“Ne ishim në kulmin e ballafaqimeve politike me opozitën e atëhershme në kuvend, por aty u bëmë bashkë sepse ishte një e arritur shumë e madhe që ushtria e Kosovës të bëhej pjesë e ushtrisë së ShBA-së. Pas dy viteve, ushtria e Kosovës përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta. Me këtë qeverisje, pas dy viteve përjashtohen, e në atë qeverisje na ftuan të bëhemi pjesë e forcave ndërkombëtare”, tha Hoti
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...